Mos respektimi i distancës, mos mbajtja e maskës dhe qëndrimi me orë të gjatë në ambientet e mbyllura si bare dhe restorante bëri qe dje të shënohej shifra rekord e të infektuarve nga koronavirusi.
Sipas autoriteteve në 24 orët e fundit një në katër persona rezultoi i prekur nga covid 19. Saktësisht janë bërë 3974 testime, nga të cilët 1052 ishin të infektuar nga koronavirusi sars covid 2.
Të moshuarit thonë se neglizhenca e të rinjve po vë jetën e tyre në rrezik.