Këtë të shtunë të 3 shtatorit do të ngrejë sparin edhe Kategoria e Parë, e cila këtë sezon pritet të jetë tepër e luftuar.
Pak ditë nga starti, është zbuluar edhe axhenda e ndeshjeve për këtë javë të parë.
Është vendosur që gjashtë ndehsje të luhen ditën e shtunë, ndërsa të dielën do të luhet vetëm sfida mes Dinamos dhe Orikut.
Ndeshjet e javës së parë:
3 shtator
Flamurtari – Luzi, Vlorë
Korabi – Apolonia, Peshkopi
Turbina – Besëlidhja, Cërrik
Besa – Tomori, Peqin
Lushnja – Burreli, Lushnjë
Tërbuni – Skënderbeu, Pukë
4 shtator
Dinamo – Oriku, Tiranë