Sfidë e lehtë në letër por e vështirë në fushën e lojës. Milan nuk shkon më shumë se një barazim në sfidën e Beogradit.
Crvena Zvezda-Milan, ndeshja e parë e vlefshme për raudin e 1/16-ve në Europa League, u mbyll në shifrat 2-2.
Ekipi i drejtuar nga Stefano Pioli arriti të zhbllokonte ndeshjen në minutën e 43 falë një autogoli të Pankov ndërsa pjesa e dytë nisi ndryshe për vendasit që arritën të barazonin nga pika e bardhë e penalltisë në minutën e 52 me autor Ganga.
Por barazimi nuk zgjati shumë për serbët, të cilët pësuan golin e dytë 9 minuta më pas.
Theo Hernandez fitoi një penallti të cilën e shndërroi po vetë në gol.
Por kur u mendua se ndeshja do mbyllej me fitoren e kuqezinjëve, vendasit arritën të shënonin në minutat shtesë me anë të Pankov.
Kujtojmë se Crvena Zvezda e mbylli ndeshjen me 10 lojtarë pasi në minutën e 77 Rodic morin kartonin e dytë të verdhë.
Ndeshja e kthimit luhet pas një jave në “San Siro”, ndërsa Milani duhet ti kthejë sytë tashmë nga derbi i së dielës (ora 15:00) kundër Interit kryesues.