Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Banka e Shqipërisë : Një mbyllje e dytë godet industrin e ndërtimit dhe shërbimet
Read Time:2 Minute, 6 Second

Banka e Shqipërisë : Një mbyllje e dytë godet industrin e ndërtimit dhe shërbimet

On February 19, 2021
admin
Share

Mbyllja e ekonomisë mund të ndikojë më shumë në punësimin në industrinë e ndërtimit dhe të shërbimeve, ndërsa punësimi në bujqësi dhe prodhim mund të vuajë relativisht më pak.

Një studim i specialistit të departamentit të Kërkimeve në Bankën e Shqipërisë, Bledar Hoda, ka treguar se madhësia e ndikimit të mbylljes së ekonomisë në nivelin e papunësisë duket e ulët, por statistikisht e rëndësishme.

Studimi në fjalë tenton të vlerësojë efektin e drejtpërdrejtë të menjëhershëm të mbylljes në aktivitetin ekonomik dhe tregjet e punës.

Pavarësisht se këto efekte të menjëhershme mund të mos kapin ndikimin total në një horizont të gjatë kohor, vlerësimet ofrojnë një krahasim në peshimin e kostos së mbylljes së ekonomisë kundrejt përfitimeve në drejtim të frenimit të përhapjes së virusit.

Studimi ka treguar se pikërisht degët e shërbimeve dhe ndërtimi mund të vuajnë më shumë si pasojë e mbylljes në ecurinë e treguesve së punësimit.

Gjithashtu, studimi tregoi se papunësia midis të rinjve mund të rritet më shpejt sesa papunësia në mesin e popullatës së moshuar.

Të dhënat e INSTAT tregojnë se për tremujorin e dytë të vitit 2020, periudha me masat më të forta kufizuese të aktivitetit ekonomik për shkak të pandemisë, shkalla e papunësisë në ekonominë shqiptare u rrit me 0.5 pikë përqindje.

Megjithatë, vlerësohet se ky tregues nuk e reflektoi plotësisht numrin e vendeve të punës së humbura për shkak të pandemisë.

Një pjesë e madhe e atyre që humbën vendet e punës nuk rezultuan si punëkërkues aktivë, duke dalë nga forca e punës dhe duke mos u klasifikuar si të papunë.

Por, edhe sipas të dhënave zyrtare, për grupmopshën 15-29 vjeç, rritja e shkallës së papunësisë ishte 1.4 pikë përqindje, pothuajse tre herë më e lartë krahasuar me mesataren e ekonomisë shqiptare për të njëjtën periudhë.

Gjetjet e studimit sugjerojnë se, bazuar në shkallët e masave të bllokimit të vendosura gjatë valës së parë, ngritja e nivelit të mbylljes së ekonomisë me çdo 10 pikë përqindjeje mund të shkaktojë një rënie të prodhimit industrial me 5% në çdo muaj.

Të dhënat tremujore për Prodhimin e Brendshëm Bruto treguan se ndikimi i pandemisë dhe i mbylljes së ekonominë ishte i rëndë, me tkurrje vjetore të prodhimit me 10.23% gjatë tremujorit të dytë të vitit.

Me rivendosjen e disa masave të pjesshme kufizuese në tremujorin e fundit të vitit, Banka e Shqipërisë ka paralajmëruar menjëherë se këto masa mund të kenë ndikuar menjëherë në një ngadalësim të ekonomisë, pasi rënia ishte reduktuar në 3.47% në tremujorin e dytë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Mazniku për zgjedhjet,PS ka 2 mandate të sigurta dhe po punon për të tretin
Janina kthehet në zonë të kuqe, grekët tregojn me gisht nga shqiptarët për fajin

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:45 Second
admin
On November 27, 2021

“Më kanë vjedhur paratë”, 42-vjecari nga Tepelena arrestohet për kallëzim të rremë

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On February 22, 2021

Ngrohja globale rrit numrin e sulmeve të alergjive dhe të astmës

Read Time:22 Second
admin
On December 2, 2021

Vjosa del nga shtrati

Read Time:2 Minute, 54 Second
admin
On February 22, 2021

34 raste të reja me Covid në Sarandë, 29 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 14 në Përmet, 8 në Delvinë, 5 në Libohovë

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On March 2, 2021

Mutacioni brazilian zbulohet në Britani

Read Time:33 Second
admin
On March 8, 2021

Alarm në Danimark,31 lloje të ndryshme Covidi zbulohen

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia