Një incident i rëndë është shënuar gjatë protestave në Rusi. Një burrë në mesin e turmës së protestuesve, nxori një shishe me benzinë, u spërkat me të dhe më pas i vendosi flakën vetes.Menjëherë sapo kanë shikuar këtë skenë kanë ndërhyrë protestuesit e tjerë, të cilët arritën të shuanin flakën dhe të lajmëronin ambulancën. Burri sipas mediave ruse ka arritur të shpëtojë, por ka pësuar lëndime të shumta në të gjithë trupin.
Ende nuk dihet shkaku që e shtyu burrin të vetë-flijohej.
Ndërkaq, kujtojmë se protestat kanë ardhur si rezultat i arrestimit të kreut të opozitës ruse, Alexei Navalnyt, ndërsa së fundmi është arrestuar dhe bashkëshortja e tij Yulia Nacalnaya.