Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Delina Ibrahimaj deklaroi sot se rritja prej 4.1 % e ekonomisë në vitin që vjen pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet.
Ibrahimaj prezantoi sot në Komisionin Parlamentar të Ekonomisë dhe Financave projektbuxhetin për vitin 2022, ku bëri të ditur se do të vijohet mbështetja e sektorëve prioritarë si arsimi, shëndetësia, bujqësia, infrastruktura, si dhe mbështetjen e plotë të procesit të rindërtimit nga tërmeti i 26 nëntorit, të cilët garantojnë stimuj pozitivë për rritjen ekonomike duke gjeneruar njëkohësisht punësim.
Ibrahimaj deklaroi sot se rritja prej 4.1 % e ekonomisë në vitin që vjen pritet të gjenerohet kryesisht nga kërkesa e brendshme, si nga konsumi privat ashtu edhe nga investimet.
“RRITJA EKONOMIKE PËRGJATË PERIUDHËS 2022-2024 PRITET TË GJENEROHET KRYESISHT NGA KËRKESA E BRENDSHME, SI NGA KONSUMI PRIVAT ASHTU EDHE NGA INVESTIMET. NDËRKOHË QË KËRKESA E JASHTME NETO PRITET TË KETË EFEKT POZITIV TË MODERUAR. EKSPORTET SI TË MALLRAVE ASHTU EDHE TË SHËRBIMEVE, VEÇANËRISHT TURIZMI, PRITET TË KENË NJË ECURI TË MIRË, POR NJËKOHËSISHT PRITET QË EDHE IMPORTET TË KENË PO ASHTU NJË RRITJE, NË REFLEKTIM TË RRITJES SË KËRKESËS AGREGATE, VEÇANËRISHT INVESTIMEVE, E PËR RRJEDHOJË KONTRIBUTI NETO I KËRKESËS SË HUAJ NË AFAT TË MESËM PRITET TË JETË SËRISH POZITIV, POR NDJESHËM MË I MODERUAR SE AI I KËRKESËS SË BRENDSHME”, THA IBRAHIMAJ.
Ministrja e Ekonomisë dhe Financave, Delina Ibrahimaj, është shprehur gjatë fjalës së saj parashtruese se rritja ekonomike në vitin 2013 ishte vetëm 1%, dhe ka ardhur në rritje deri mbi 4% në vitin 2020. Tërmeti dhe pandemia stopuan këtë rritje të fortë, ndërkohë që projektbuxheti 2022 ka si prioritet rimëkëmbjen ekonomike pas dy goditjeve të mëdha.
Ministrja shpjegoi se investimet totale në ekonomi parashikohen të rriten në terma realë mbi nivelin 5.5% në vitet 2022-2024, me një kontribut mesatar në rritjen totale prej rreth 1.2 % në vit.
Krahasuar me të pritshmin e vitit 2021, të ardhurat gjithsej të buxhetit të shtetit për vitin 2022 sipas ministres Ibrahimaj, parashikohen të rriten me 7.6%.
“PËR VITIN 2021 PRESIM RRITJE 7.6% DHE NË VITIN QË VJEN MBI 4%. PRODUKTI I BRENDSHËM BRUTO PËR BANOR NË VITIN 2013 KA QENË NË VLERËN 466 MIJË LEKË, SHKOI 568 MIJË LEKË NË VITIN 2020 DHE PRITET QË TË JETË 661 MIJË LEKË PËR BANOR NË VITIN 2022. 563.8 MILIARDË LEKË PRITET QË TË JENË TË ARDHURAT E VITIT 2022. NË VITIN 2013, PAGA MINIMALE KA QENË 22 MIJË LEKË DHE TANI ËSHTË 30 MIJË LEKË. PAGA MESATARE 45 MIJË 961 LEKË NË TREMUJORIN E PARË TË 2014, KA ARRITUR NË 56 MIJË E 710 LEKË NË FUND TË KËTIJ VITI. PËR TË MBËSHTETUR RRITJEN E MËTEJSHME EKONOMIKE, NE PREZANTOJMË PR/BUXHETIN 2022 QË ËSHTË BUXHETI MË I MADH NË HISTORI. KY DOKUMENT FOKUSOHET TEK VIJIMI I REFORMAVE PËR RRITJE EKONOMIKE DHE PUNËSIM, MBËSHTETJA E SHTRESAVE NË NEVOJË, RRITJA E PRODUKTIVITETIT, FORCIMI I SHTETIT LIGJOR, DIGJITALIZIMI I EKONOMISË, DHE PROJEKTET NË INFRASTRUKTURË. KONSUMI DO RRITET ME 2.6% NË VIT, DHE DO KONTRIBUOJË ME 2.4% NË RRITJEN EKONOMIKE, DHE INVESTIMET DOI RRITEN 5.5% NË VITET 2022-2024 DUKE KONTRIBUAR ME 1.4% NË VITET QË VIJNË”, THA MINISTRJA.
Ministrja po ashtu bëri të ditur se shpenzimet buxhetore për vitin 2022 janë programuar në nivelin e 637.6 miliardë lekë ose 34.1% e PBB-së.
“SHPENZIMET BUXHETORE PËR VITIN 2022 JANË RRETH 28 MILIARDË LEKË MË SHUMË SE PLANI I PËRDITËSUAR I SHPENZIMEVE BUXHETORE PËR VITIN 2021, DUKE E BËRË KËSISOJ BUXHETIN MË TË MADH TË TË GJITHA KOHËRAVE”, THA IBRAHIMAJ.
Ministrja tha se Agjencia Kombëtare e Bregdetit do të ketë fond shtesë për plazhet.
“DO KETË 1 MILIARDË LEKË GARANCI SOVRANE PËR TURIZMIN DHE 500 MILIONË LEKË PËR PASTRIMIN E MJEDISIT. DO KETË DHE NJË GARANCI SOVRANE 1 MILIARDË LEKË PËR MANIFAKTURËN. DO TË JEPEN 250 MILIONË LEKË PËR START UP! 27.45 MILIARDË LEKË DO TË JEPEN PËR PUSHTETIN VENDOR”, THA MINISTRJA.
Më tej, ministrja u shpreh se investimet publike për vitin 2022 janë planifikuar në masën 6.4% e PBB-së ose 119 miliardë lekë, duke përfshirë këtu dhe fondin e rindërtimit në shumën 20 miliardë lekë si dhe transfertën kapitale për fondin e shpronësimeve me 1,8 miliardë lekë.