Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë këtë të shtunë pamje nga transformimi që po ndodh në Porto Romano. Kreu i qeverisë thotë përmes një postimi se puna për Ekoparkun e madh të Durrësit po shkon drejt fundit.
“Mirëmëngjes, dhe me transformimin që vijon mbi vatrën e deridjeshme kanceroze të plehrave në Porto Romano, ku po shkon drejt fundit puna për Ekoparkun e Madh të Durrësit, ju uroj një fundjavë të mbarë”, shkruan Rama.