Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Micheal Roth, ka zhvilluar sot një takim me kreun në detyrë e Partisë Demokratike, Lulzim Basha. Roth pas takimit pati një deklaratë të përbashkët me Bashën dhe dha disa mesazhe lidhur me situatën aktuale në Shqipëri.
Ministri gjerman ka kërkuar që të gjitha kritikat për zgjedhjet në Shqipëri të marrin zgjidhje nga instutucionet. Por më tej ai kërkoi që opozita që të futet në Kuvend në Shtator, pasi siç tha ai është vendi më i duhur për të bërë debatet në vend.
“Unë jam dakord me Bashën kur thotë se ardhmja e Shqipërisë ndodhet në Bashkimin Evropian dhe askund tjetër. Nëse kjo rrugë do të jetë e suksesshme kjo nuk varet vetëm nga qeveria, por dhe nga opozita dhe Parlamenti. Unë jam në politikë që prej 23 vitesh, kam qenë dhe në opozitë dhe në qeveri.
Të dyja këto elemente janë shumë të rëndësishme, në një sistem demokratik nuk jemi armiq por kundërshtar të njëri-tjetrit, ndaj mendoj se Parlamenti është vendi i duhur për të bërë debatet në vend“, tha ndër të tjera Roth.