Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Zbardhen propozimet e PD për Vettingun e zyrtarëve dhe politikanëve: Të kontrollohen nga një seksion i posaçëm i SPAK
Read Time:2 Minute, 46 Second

Zbardhen propozimet e PD për Vettingun e zyrtarëve dhe politikanëve: Të kontrollohen nga një seksion i posaçëm i SPAK

On October 19, 2021
admin
Share

Zbardhet paketa e propozimeve të Partisë Demokratike për ndryshimet kushtetuese që kanë të bëjnë me Vettingun e politikanëve dhe Reformën Territoriale.

Sa i përket Vettingut të politikanëve, Partia Demokratike ka propozuar që të jetë njësoj me Vettingun e gjyqtarëve dhe prokurorëve, ku funksionarët do t’i nënshtrohen kontrolleve në 3 fusha; atë të integritetit, pastërtisë së figurës dhe pasurisë.

Që në fillim, selia blu propozon që në Nenin 1, të ndryshohet fjalia e parë e pikës 3 të Nenit 45 të bëhet: “Përjashtohen nga e drejta për t’u zgjedhur shtetasit që janë dënuar me burgim, me vendim përfundimtar të formës së prerë, për kryerjen e një krimi, ose shtetasit që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose pasuri të pajustifikuar ligjërisht, sipas rregullave të përcaktuara me ligj të miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit”.

PD kërkon që për kontrollin e integritetit të politikanëve të ngrihet një sektor i posaçëm në SPAK, që do të quhet ‘Sektori i luftës ndaj korrupsionit dhe garantimit të integritetit në rradhët e funksionarëve të lartë shtetërorë’.

Funksionarët apo zyrtarët shtetërore të cilët duhet t’i nënshtrohen kontrollit të integritetit, PD propozon që të jenë deputetët, Kryeministri, ministrat, Presidenti, kryetarët e bashkive, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, kryetari i KLSH, Avokati i Popullit dhe drejtori i SHISH.

Kontrollit të integritetit duhet t’i nënshtrohen edhe familjarët e zyrtarëve të sipërpërmendur, thotë PD, por edhe persona të tjerë të lidhur me funksionarin publik ku përfshihen bashkëshortët e fëmijëve në moshë madhore, vëllezërit dhe motrat dhe bashkëshortët e tyre, personat me miqësi të njohur apo lidhje familjare me funksionarin publik, një zyrtar apo person tjetër me lidhje varësie, qoftë edhe të tërthortë si dhe çdo person fizik apo juridik me të cilin zyrtari ka pasur ose ka marrëdhënie interesi të çfarëdo lloji.

Zyrtarët shtetërore do t’i nënshtrohen gjithashtu edhe kontrollit të pastërtisë së figurës dhe kontrollit të pasurisë

Ky sektor do të përbëhet nga 6 prokurorë të SPAK të cilët do të zgjidhen me short çdo 3 vjet.

“Vendimi i konfirmimit në funksion apo moskonfirmimit në funksion merret nga Kolegji i Vlerësimit pranë SPAK. Në rast se vendoset moskonfirmimi në detyrë, funksionari publik pezullohet nga detyra, derisa vendimi të jetë përfundimtar. Për të siguruar funksionimin normal të institucioneve kushtetuese, vendimmarrja në procesin e kontrollit të integritetit bëhet sipas një rradhe dhe afateve të përcaktuar me ligj, që garantojnë vijimin pa ndërprerje të punës së institucioneve kushtetuese. Të parët që i nënshtrohen procesit të kontrollit të integritetit janë anëtarët e Komisionit të Posaçëm Parlamentar të garantimit të integritetit të funksionarëve të lartë shtetërore.

Procesi individual për një funksionar publik për kontrollin e integritetit nuk mund të zgjasë më shumë se 1 vit nga momenti që Kolegji i Vlerësimit fillon shqyrtimin e thelluar të çështjes. Gjykata Kushtetutese vendos përfundimisht që mandati i funksionarëve të zgjedhur ose të emëruar në organet kushtetuese, mbaron ose është i pavlefshëm kur konstatohet se i zgjedhuri ose i emëruari përfshihet në rrethin e subjekteve që kanë kontakte të papërshtatshme me persona të përfshirë në krimin e organizuar, ose kanë pasuri të pajustifikuar ligjërisht. Në këtë rast, Gjykata Kushtetuese urdhëron ndalimin për tu zgjedhur apo emëruar në një funksion publik për një periudhë 15 vjet. Gjykata Kushtetuese shqyrton çështjen në seancë plenare”, thuhet në propozimin e Partisë Demokratike.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Slogani “Vjosa Park Kombëtar Tani” është shpalosur në Grand Canyon, në SHBA
Nuk iu bind urdhrit te policise per te ndaluar, arrestohet 51 vjecari ne Dropull

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:20 Second
admin
On November 3, 2021

Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy shqiptarëve

Read Time:43 Second
admin
On March 20, 2021

Sot në Kukës nis vaksinimi i 250 mjekëve nga Kosova

Read Time:1 Minute, 40 Second
admin
On March 18, 2021

Tregtia përmirësohet lehtë, fasoneria nuk po ‘ngre kokë’! Vendi eksportoi 203.8 mln € mallra në muajin shkurt

Read Time:50 Second
admin
On December 2, 2021

Rasti i Beratit, Kushi firmos urdhrin: Të dënuarit ndalohen të japin mësim

Read Time:1 Minute, 13 Second
Alpo Media
On March 16, 2026

Grate ne Shqiperi jetojne me gjate se burrat

Read Time:2 Minute, 41 Second
admin
On December 10, 2021

FMN: Shqipëria me varfërinë më të madhe në rajon, 1/3 e popullsisë jeton me më pak se 5.5 dollarë në ditë

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia