Një punonjës policia dhe një person tjetër janë arrestuar në Sarandë pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë shfrytëzuar për prostitucion një 13-vjeçare.
Burimet zyrtare bëjnë me dije se në pranga ka rënë kryeinspektori në Rrips, P.R 63-vjeç dhe 62-vjeçari S.K banues në fshatin Xarrë, Konispol.
Bëhet me dije se pas një hetimi një mujon nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Sarandë, u bë e mundur kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve të mësipërm, pasi shtetasi S.K. ka shfrytëzuar për qëllime përfitimi shtetasen e mitur L.H., 13 vjeçe, duke përshtatur një ambient për shfrytëzimin e prostitucionit të kësaj shtetaseje.