Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Gjirokaster/ Policia ben bilancin, 283 masa ne nje jave
Read Time:1 Minute, 37 Second

Gjirokaster/ Policia ben bilancin, 283 masa ne nje jave

On February 22, 2022
admin
Share

Raporti javor i DVP Gjirokastër

Gjatë javës që lamë pas, si rezultat i shtimit të kontrolleve me dragera, si dhe falë edhe bashkëpunimit me qytetarët të cilët kanë denoncuar në numrin 112 dhe në Komisariatin Dixhital, shkeljet e konstatuara, janë arrestuar 2 drejtues mjetesh, si dhe është proceduarpenalisht 1 shtetas tjetër, për veprat penale “Drejtimi i automjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

-Specialistët e Seksionit të Trafikut Interurban dhe Urban bënë arrestimin në flagarancë të shtetasit A. M., 40 vjeç, banues në fshatin Sopik, Dropull, pasi në afërsi të fshatit Sofratik, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur ka përplasur një automjet tjetër, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.

-Gjithashtu u arrestua në flagrancë shtetasi V. R., 62 vjeç, banues në fshatin Lulëzim, Memaliaj, pasi në fshatin Krahës, Memaliaj, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur është përfshirë në një aksident automobilistik, vetëm me dëme materiale.

-Gjithashtu është proceduar në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Janë pezulluar 4 leje drejtimi, konkretisht: 2 leje drejtimi të pezulluara për “Drejtim automjeti nën ndikimin e alkoolit” dhe 2 leje drejtimi të pezulluara për “Qarkullim i automjetit në sens të kundërt”.

Janë vendosur 283 masa administrative, për drejtim mjeti nën efektin e pijeve alkoolike, mosvendosjen e rripit të sigurimit, parakalime të gabuara, për ndalim/pushim të mjetit në kundërshtim me sinjalizimin rrugor dhe rregullat e qarkullimit dhe për shkelje të rregullave të tjera të Kodit Rrugor, të cilat janë burim aksidenti.

Janë bllokuar 3 automjete për mungesë dokumentacioni.

Kontrollet do vazhdojnë çdo ditë, me qëllimin e vetëm, parandalimin e ngjarjeve rrugore me pasoja për jetën e përdoruesve të rrugës.

Policia Rrugore e Gjirokastrës falënderon drejtuesit e mjeteve dhe këmbësorët që respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor dhe fton të gjithë qytetarët që të denoncojnë në 112 dhe në Komisariatin Dixhital, çdo rast të shkeljeve të rregullave të qarkullimit rrugor, duke u garantuar reagim të shpejtë.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Tap ne timon perplas nje makine, arrestohet 40 vjecari nga Dropulli
FERMERË E BLEGTORË PROTESTOJNË NË PËRMET: KANË 3-FISHUAR ÇMIMIN E FIDANËVE. RESULI: QEVERIA TË SHOHË SITUATËN REALE

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:46 Second
admin
On March 15, 2021

Mijëra mësues pritet të marrin në ditë në vijim vaksinën e AstraZeneca megjithëse në shumë vende është pezulluar

Read Time:19 Second
admin
On November 27, 2021

Moti i keq, probleme ne Gjirokaster

Read Time:25 Second
admin
On February 6, 2021

“Infektimet? Faji i të rinjve”/ Të moshuarit: Nuk respektojnë distancimin social dhe nuk mbajnë maskat

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On March 2, 2021

Mutacioni brazilian zbulohet në Britani

Read Time:30 Second
admin
On June 29, 2021

Zhvillohet kampionati i “Natural bodybuilding” ne Gjirokaster

Read Time:2 Minute, 8 Second
admin
On February 16, 2021

Kryeministri paralajmëron rikthimin e karantinës : shëndeti parësor ndaj zgjedhjeve

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia