Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Vëllai i deputetit të LSI-së kapet me shkelje të rënda në tendera, SPAK nis hetimet
Read Time:1 Minute, 10 Second

Vëllai i deputetit të LSI-së kapet me shkelje të rënda në tendera, SPAK nis hetimet

On February 10, 2021
admin
Share

Një tjetër zyrtar i lartë LSI-së i shtohet listës së personave nën hetim për abuzime me detyrën. Ish Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Transportit Rrugor, Ylli Spahiu, vëllai i deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, është kallëzuar penalisht për shpërdorim detyre dhe shkelje të barazisë në tendera. Kallëzimi penal ka ardhur pas shkeljeve të rënda të gjetura nga Kontrolli i Lartë i Shtetit.

KLSH, përmes një kontrolli të ushtruar “Për evadimin e materialeve të auditivit të ushtruar në Drejtorinë e përgjithshme të Shërbimeve të Transportit Rrugor mbi zbatimin e ligjshmërisë, rregullueshmërisë së veprimtarisë ekonomike-financiare”, ka bërë disa vërejtje për rritjen e efiçencës financiare dhe rikuperimit të dëmeve të pësuara.

Ylli Spahiu, vëllai i ish-deputetit të LSI-së, Përparim Spahiu, i cili është një nga figurat kryesore të partisë së Kryemadhit dhe udhëheq listën e kandidatëve për deputet në Qarkun e Tiranës, sot gjendet përpara drejtësisë për shkelje të bëra gjatë ushtrimit të detyrës për periudhën Tetor 2013 – Tetor 2017.

Burime nga SPAK bëjnë të ditur se dosja voluminoze dhe të gjitha tenderat e realizuara gjatë periudhës Tetor 2013 – 2017 do të kalojnë në sitën e prokurorëve. Të njëjtat burime theksojnë se bëhet fjalë për një rast abuzimi në nivelet e larta drejtuese dhe për këtë rasye do të trajtohet në bashkëpunim me Byronë Kombëtare të Hetimit, pasi kjo e fundit ka në kompetencë thellimin e hetimeve për abuzime të këtij lloji.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Mblidhet sot Komiteti Teknik i Ekspertëve! Pritet mbyllja që në 20:00, rritje të gjobave për lokalet e qendrat tregtare dhe masa të tjera shtrënguese
Nga nesër Shqipëria mbyllet nga ora 20:00! Shkollat e mesme në 10 bashki mësim online, zgjatet sezoni i provimeve

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:23 Second
admin
On October 19, 2021

Rruget ku therret qameti ne Gjirokaster, punimet per ujesjellesin shkaterrojne qytetin

Read Time:16 Second
admin
On November 9, 2021

Gjirokaster/ I dehur ne timon arrestohet 59 vjecari

Read Time:2 Minute, 8 Second
admin
On February 16, 2021

Kryeministri paralajmëron rikthimin e karantinës : shëndeti parësor ndaj zgjedhjeve

Read Time:30 Second
admin
On June 29, 2021

Zhvillohet kampionati i “Natural bodybuilding” ne Gjirokaster

Read Time:47 Second
admin
On February 13, 2021

Borë dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Read Time:1 Minute, 18 Second
admin
On February 1, 2021February 1, 2021

Lëvizja VV në Shqipëri nis të prezantojë kandidatët

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia