Babë e bir nga Memaliaj janë dënuar me 37 vite burg për vrasjen e kushëririt të tyre për çështje pronash.
Gjykata e Gjirokastrës ka dhënë dënimin për vrasjen e Alket Muhos pas një procesi maratonë që zgjati tre vite.
Alket Muho u gjet i vrarë në 6 shtator 2018 në fshatin Rabijë të Memaliajt. Viktima në atë kohë 43-vjec, kishte marrë 7 plumba dhe ishte qëlluar me një automatik model 56, nga një distancë e afërt.
Në vendngjarje gjithsesi ishin zhdukur gëzhojat. Organit i akuzës kishte që në fillim dyshime se Alket Muhaj ishte vrarë për shkak të konflikteve të përsëritura me motive pronësie më babë e bir Ethem dhe Dino Muhaj, mirëpo avokati i këtyre personave ishte mbrojtur me pretendimin se klientet e tyre nuk kishin fare në fshat ditën kur ishte gjetur trupi i viktimës Alekt Muho në 6 shtator 2018.
Gjithsesi tanimë babë e bir, do të vuajnë 37 vite burg, konkretisht Ethem Muho 20 vite ndërsa djali i tij Dino Muaj 17 vite burg.