Prej 6 vitesh Krisanthi Kore po kalon nje sere veshtiresish , shkak per kete eshte bere kerkesa e saj per legalizimin e shtepise dy kateshe qe ndodhet ne lagjen Zinxhira te qytetit te Gjirokastres. Konflikti disa vjecar per pronen eshte shtrire brenda familjes ku vajza e saj e cila prej vitesh jeton ne Greqi pas vdekjes se te atit , njeherazi bashkeshortit te Krisanthit kerkon te kete pjese ne shtepine e cila eshte ndertuar nga zonja Krisanthi .
Konfliktet e shpeshta ka bere qe zonja Krisanthi te kerkoj urdher mbrojtjeje nga gjykata e faktit ne Gjirokaster por pavaresisht kesaj , vajza ka hyre disa here me dhune ne banesen dy kateshe duke i shkaktuar deme. Per shkak te degradimit te konfliktit dy palesh , ceshtja ka kaluar ne prokurorine e Gjirokastres , ku prokurori Emeror Kasaj e ka shpallur zonjen Krisafi siç kjo e fundit shprehet, ndonese pa nje diagnostikim mjekesor si person me probleme mendore duke e detyruar te shkoje ne spitalin psikiatrik te Tiranes si dhe i eshte dhene masa e arrestit me nje muaj burgim per demtim prone. Mjeket e kryeqytetit kane rrezuar prokurorin e Gjirokastres duke e vertetuar se zonja Krisafi Kore ishte e afte menderisht por pavaresisht kesaj gjykata e apelit ne Gjirokaster vendosi arrest shtepie . Krisafi hedh akuza te forta se vajza e saj ka korruptuar palen gjykuese per te favorizuar ne marjen e vendimit, e njejta gje edhe me drejtorine e Aluiznit. Krisafi ka nje sere dokumentacioni qe pohon se eshte pronare e ligjshme e shtepise . Ajo i eshte drejtuar nepermjet kerkesave me shkrim per problemin ne fjale edhe kreut te kadastres Artan Lame i cili e ka orientuar drejt zyres vendore ne Gjirokaster duke pohuar se legalizimi do te kryej brenda pak ditesh nga momenti i marjes se letres por nje gje e tille prej vitesh nuk po i mundesohet. Sipas Krisafit drejtori Florian Taçi i ka thene se kerkesa e saj eshte e drejte dhe se shume shpejt do e kishte legalizimin por nje procedure e tille nuk eshte kryer ende. Tek sa proceset gjyqesore per palet vazhdojne.
Krisanthi Kore kerkon zgjidhjen e menjehershme te problemit dhe venien para drejtesise te gjithe autoreve te implikuar per mbajtjen pezull te procedurave per legalizimin e prones se saj njeherazi masen e vendosur padrejtesisht nga gjykata per kete te fundit dhe tentatuvave per ta shpallur te semure mendore.