Një foshnje 5-muajshe, i seksit mashkull, humbi jetën teksa një burrë që u hodh nga kati i 17-të e zuri poshtë.
Incidenti i tmerrshëm ndodhi të enjten në qytetin jug-perëndimor të Rusisë, Voronezh dhe u kap nga një kamerë sigurie në rrugë.
Pamjet tregojnë një nënë që shtyn karrocën me fëmijën e saj përgjatë një trotuari pranë një blloku apartamenti, ndërsa më pas mbi të bie edhe burri.
Pamjet tregojnë nënën e tmerruar që vrapon drejt fëmijës së saj ndërsa burri mbetet i palëvizur, i mbuluar nga gjaku.
Gruaja e dëshpëruar shihet duke ngritur foshnjën dhe duke e mbajtur atë në duar ndërsa qan për ndihmë.
Sipas policisë, burri vdiq menjëherë ndërsa foshnja ndërroi jetë në ambulancë.