Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Llaç e tulla, ja ku shkojnë kursimet e shqiptarëve. Të parët në rajon
Read Time:1 Minute, 57 Second

Llaç e tulla, ja ku shkojnë kursimet e shqiptarëve. Të parët në rajon

On March 13, 2021
admin
Share

Regjimi komunist në Shqipëri e shkatërroi pronën private thuajse tërësisht, duke zbehur në këtë mënyrë edhe instrumentin e trashëgimisë.

Por aktualisht shqiptarët janë ndër poseduesit më të mëdhenj të shtëpive në rang europian dhe rajonal, pasi pas viteve 1990 i kanalizuan kursimet në ndërtimin dhe blerjen e shtëpive të reja.

Në total 90.2% e familjeve janë pronare të shtëpisë ku jetojnë, ndërsa 5% jetojnë me qira.

Sipas të dhënave që ka publikuar Eurostat së fundmi, vendi me përqindjen më të lartë të familjeve që e zotërojnë pronën ku jetojnë është Rumania, me 96.8% të familjeve pronare, e ndjekur nga Kroacia me 90.5% dhe Shqipëria me 90.2%.

Por një anketë e Bankës Qendrore të Austrisë ka gjetur se, Shqiptarët kanë trashëgiminë më të ulët të shtëpive në Rajon, teksa kemi nivelet më të larta të blerjeve dhe ndërtimit të tyre.

Nga pronësia e përgjithshme e shtëpive, 43.5 e tyre janë bërë pronarë nëpërmjet blerjes dhe 28 për qind nëpërmjet ndërtimit, teksa vetëm 9% i kanë trashëguar. Në Rajon pronësia në masën më të madhe është krijuar nga trashëgimia dhe ndërtimi dhe më pak nga blerja.

Për shembull në Maqedoni nga pronarët e banesave 45% e tyre i kanë trashëguar, 26 për qind i kanë blerë dhe 16.4% i kanë ndërtuar vetë. Në Bosnjë rezulton se 30 për qind, e pronarëve i kanë trashëguar banesat, 48 % i kanë ndërtuar vetë dhe vetëm 20 për qind i kanë blerë.

Në Serbi trendet janë të ngjashme. Pronarët e banesave janë krijuar 36% nga trashëgimia, 31% nga ndërtimi dhe 26, 7 duke i blerë. Në vendet e tjera të Europës Juglindore të tilla si Hungaria, Cekia dhe Polonia pronësia e banesave ishte krijuar nga blerjet në një nivel më të lartë se rajoni.

Blerja e një shtëpie në Shqipëri në ditët e sotshme shpesh shihet si një instrument investimi i sigurt. Vendi nuk ka një treg aktiv kapitalesh dhe as instrumente financiarë të larmishëm për të investuar kursimet. Tani që interesat e depozitave në banka janë në nivele të ulëta historike, investimet në blerjen e banesave janë rritur dhe kjo pasqyrohet në zhvillimet aktive në sektorin e ndërtimit. Lejet e ndërtimit në pesë vitet e fundit janë rritur me shpejtësi, inventarët e ndërtuesve janë me ulje edhe pse çmimet po vijnë me rrite nga viti në vit dhe popullsia po zvogëlohet.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Tërmet i në Maqedonin e Veriut,lëkundjet ndihen edhe në Tiranë
Bullgaria në listën e shteteve që pezullojnë nga përdorimi vaksinën e AstraZeneca

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 6 Second
admin
On September 21, 2022

Kriza energjitike, sa më shumë do të paguajnë konsumatorët familjarë dhe furrat e bukës

Read Time:30 Second
admin
On November 19, 2021

Ndërron jetë mjeku dhe ish-ambasadori Shahin Kadare

Read Time:1 Minute, 3 Second
admin
On November 16, 2021

Basha për vetingun: Të nisë nga unë, duhen shkëputur lidhjet politikë-krim

Read Time:59 Second
admin
On October 19, 2021

Një monografi për Elias Lazarati

Read Time:55 Second
admin
On February 8, 2021

Vaksina e AstraZeneca më pak e efektshme ndaj mutacionit të COVID-19

Read Time:31 Second
admin
On March 4, 2021

Surpriza në listat e PS,shefja e infektivit mund të kandidoj në qarkun e Tiranës

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia