Një aksident me pasojë vdekjen e një të riu dhe plagosjen e 3 të tjerëve ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Krane, Sarandë. Automjeti me të cilin udhetonin të rinjtë ka dalë nga rruga dhe është rrotulluar disa herë.
Viktimë e aksidentit ka mbetur Klement Kristidhi 30 vjeç, i cili ishte emigrant në Gjermani dhe ishte kthyer pas 6 vitesh.
Më datë 15.03.2021, rreth orës 21:30, në aksin rrugor Krane-Konispol, shtetasi K. K. ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga. Si pasojë ka ndërruar jetë drejtuesi i mjetit, shtetasi K. K., ndërsa pasagjerët që ndodheshin në ketë mjet, shtetasit A. M., Sh. M. dhe A. G., janë transportuar në spital, për ndihmë mjekësore. Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor, i cili po kryen veprimet e mëtejshme në lidhje me sqarimin e rrethanave të aksidentit.