Qeveria dha 3 miliardë lekë për kreditimin e fermerëve, por vitin e kaluar u përdorën vetëm 12%. Ekspertët dhe bankat tregojnë pse skema nuk funksionoi dhe çfarë duhet të ndryshojë për ta bërë funksionale.
Kjo garanci synon të zgjidhë një nga pengesat më të mëdha për financimin në këtë sektor, mungesën e kolateralit dhe të nxisë kreditim e këtij sektori kaq të rëndësishëm me kosto sa të ulët”, tha Petrit Malaj, ministër i Financave.
Ministria e Financave merrte përsipër të garantonte 70% të vlerës së kredive, deri në 25 milionë lekë për fermer. Kredia ishte e destinuar për subjekte mikro, të vogla dhe të mesme, dhe për fermerë të regjistruar me NIPT.
Norma e interesit nuk duhej të tejkalonte 2%, ndërsa tarifat totale për huamarrësin 0.5%. Periudha pa pagesë e principalit ishte të paktën 12 muaj, ndërsa afati maksimal i huas pesë vjet. Huadhënësit duhej të ofronin kreditë sipas prioritetit të sektorit të bujqësisë dhe zhvillimit rural.
Por ndryshe nga sa u premtua, të dhënat zyrtare tregojne se skema dështoi të zgjidhte thesin e bankave për financimin e sektorit të bujqësisë.
Deri në fund të vitit 2025, nga skema u përdorën vetëm 366 milionë lekë, ose 12% e shumës totale.
Shumë fermerë operojnë gjysmë-formalisht dhe nuk disponojnë dokumentacion të plotë financiar. Përveç kësaj, mungesa e asistencës teknike për aplikuesit dhe procedurat e gjata burokratike e kanë bërë skemën të pakërkuar. Një tjetër faktor është frika nga borxhi. Pas krizave të fundit dhe ndryshimeve klimatike, marrja e një kredie perceptohet si rrezik i lartë.
