Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Rajoni
  • Janina kthehet në zonë të kuqe, grekët tregojn me gisht nga shqiptarët për fajin
Read Time:2 Minute, 1 Second

Janina kthehet në zonë të kuqe, grekët tregojn me gisht nga shqiptarët për fajin

On February 19, 2021
admin
Share

Janina shpallet nga qeveria greke si “zonë të kuqe” dhe aty masat anti-covid tashmë pritet të jenë më të rrepta.

Sipas asaj që raportojnë mediat greke, të gjithë pacientët që ndodhen në njësitë e kujdesit intensiv në spitalet e Janinës janë nga Shqipëria.

Guvernatori i Epirit, Alekos Kachrimanis shprehet se numri i madh i shqiptarëve të shtruar në spitale ka kontribuuar në futjen e Janinës në “karantinë”.

“Pamja epidemiologjike e Janinës ndikohet ndjeshëm nga pacientët që janë pranuar nga Shqipëria dhe po trajtohen në spitalet e rajonit,” është shprehur ai.

Guvernatori, në deklaratën e tij me shkrim, shprehet gjithashtu se Njësia Rajonale e Janinës kishte arritur të kontrollonte përhapjen e koronavirusit, “falë kontrolleve të strukturuara, sistematike në komunitet, institucioneve, spitaleve, vendeve publike dhe shumë bizneseve.”

Sipas Kachrimanis, situata epidemiologjike e rajonit ndikohet nga transferimet e bëra nga Shqipëria.
Sidoqoftë, barra epidemiologjike në zhvillim e Janinës javët e fundit është kryesisht për shkak të faktorëve të jashtëm dhe veçanërisht për transferimet totale dhe pranimet në spitale të pacientëve nga Shqipëria fqinje, të cilat vendosen dhe miratohen nga Ministria e Punëve të Jashtme. Sot 50% e pacientëve të trajtuar në Njësitë e Sëmundjeve Infektive të spitaleve të Janinës vijnë nga Shqipëria, nga vijnë të gjithë pacientët e trajtuar në Njësitë e Kujdesit Intensiv”.

Mediat greke shpjegojnë gjithashtu, atë që e cilësojnë “hilen e shqiptarëve” për t’u kuruar në Greqi.

“Shofer ndal, kam dhimbje në zemër dhe nuk ndihem mirë”.

Me këtë frazë, dhjetëra shtetas shqiptarë që janë diagnostikuar në vendin e tyre pozitiv për koronavirus, kalojnë kufirin me një test të rremë negativ dhe arrijnë të kurohen në Spitalin Universitar të Janinës, raportojnë mediat helene.

Më tej shpjegohet se pasi arrijnë kufirin, ata i thonë shoferit se nuk po ndihen mirë dhe presin që të dërgohen në spital, ku rrjedhimisht do të testohen edhe për Covid-19.

“Sapo kalojnë kufirin, ata i thonë shoferit të autobusit se nuk po ndihen mirë dhe se po përjetojnë dhimbje në zemër, me rezultat që shoferi t’i çojë drejtpërdrejt në Qendrën Shëndetësore Delvinaki (një fshat afër kufirit me Shqipërinë) ) Aty ata i nënshtrohen një testi të shpejtë i cili është natyrshëm pozitiv“.

Kujtojmë se, gjatë 24 orëve të fundit, Greqia ka regjistruar mbi 1 mijë raste të reja me Covid–19, ndërsa 27 pacientë nuk kanë mundur dot të fitojnë betejën me virusin duke e çuar numrin e përgjithshëm të viktimave në shtetin fqinj në 6,221 persona.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Rajoni

Post navigation

Banka e Shqipërisë : Një mbyllje e dytë godet industrin e ndërtimit dhe shërbimet
Me ardhjen e Biden ndryshon edhe kursi i drejtimit/ Riantarësim në marrëveshjen e Parisit

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:40 Second
admin
On February 22, 2021

Franca e Gjermania thirrje Kosovës pë krijimin e qeverisë

Read Time:28 Second
admin
On February 6, 2021

“Krejt me zemër” Kurtit e Osmanit i ofrohet picë në Obiliq

Read Time:21 Second
admin
On February 5, 2021

Ministri i Jashtëm Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani viziton sot Tiranën

Read Time:50 Second
admin
On February 16, 2021

Fitore bindëse e Albin Kurtin,Hoxhaj pranon rezultatin

Read Time:1 Minute, 39 Second
admin
On February 4, 2021

Inflacioni: Rritje masive e çmimeve të ushqimeve në Turqi

Read Time:42 Second
admin
On February 12, 2021

Moti për sot/pasditja dhe nata me temperatura të ulta,pritet dëbor

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia