Bordi i Transparencës ka vendosur sot rritjen e ndjeshme të çmimit të naftës. Mësohet se një litër naftë me pakicë do të shitet me 245 lekë, me një rritje rekord prej 22 lekësh që nga fillimi i funksionimit të tij në mars të këtij viti. Në vendimin e fundit të datës 1 tetor, nafta ishte ulur në 223 lekë për litër.
Me rritje është dhe benzina, që do të tregtohet me 204 lekë, nga 198 lekë që ishte në vendimin e 1 tetorit. Gazi do të tregtohet me 77 lekë për litër, nga 78 lekë që ishte deri tani. Rritja e çmimit të karburanteve vjen në një kohë ku në tregjet globale ka pasur një tronditje për shkak të vendimit të OPEC+ për uljen e prodhimit. Tashmë çmimi i naftës po i afrohet sërish niveleve maksimale prej 260 lekë për litër që arritën në vend në mars.
Njoftimi:
Vendimet e Bordit të Transparencës në datë 7 Tetor 2022, kemi ndryshime të ndjeshme të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, pasi rezulton se cmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është rritur ndjeshem konkretisht ne 896 (kemi nje rritje me +66 nga mbledhja e fundit e dates 01.10. 2022), $/ Ton. Gjithashtu dhe cmimi i Gazoilit/Diesel është rritur ne menyrë të ndjeshme në1162 (kemji nje rritje me +183 nga data 01.10.2022) $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar një ulje te lehte 118.91 (- 0.43 nga data 01.10.2022). Kursi i këmbimit të doganës 118.85 ( + 1.59 nga muaji Shtator). Për gazin e lëngshëm, nuk kemi ndryshim nga ai i mbledhjes së fundit.
Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë :
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 245 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 233lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 204 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 192 lekë/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet.
( Shënim: çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën).
????Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi sot datë 7 Tetor shtator ora 18.00 dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.
Bordi i transparencës që ne krijimin e tij i është përmbajtur me përpikëmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin,benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatoreve.
Ministria e Financës ndjen detyrimin të sqaroj opinionin publik se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njejtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës.
Theksojmë se Bordi nuk cakton çmimet e naftës Bruto, por të gazoilit, benzinës dhe gazit të lëngshëm sipas standardeve të përcaktuara në Aktin Normativ.
Bordi ka caktuar vetëm marzhet bruto maksimale për shitjen me shumicë dhe pakicë, me të cilat operatorët duhet të mbulojnë të gjitha shpenzimet operative.
Pra, vendimet që merr bordi dhe ndryshimi i çmimeve të shitjes lidhet vetem me ndryshimet në bursën Platts të Mesdheut për gazoilin dhe benzinës, pra jo të bursës së naftës bruto, si dhe në lëvizjen e kursit të dollarit.
Gjithë elementët e tjerë që formojnë çmimin janë fikse dhe për këto bordi nuk merr vendim.
Ministria e Financave dhe Ekonomisë është e angazhuar në mbrojtje të interesave të konsumatorëve shqiptarë dhe ruajtjes së parimeve të konkurencës së ndershme në treg.
Situata që po kalojmë nuk është zakontë, ndaj dhe vendimet që marrim, vijnë si përgjigjje e zhvillimeve të ekonomisë vendase, por edhe e lëvizjeve të tregjeve ndërkombëtare.
Tërheqim vëmendjen e çdo operatori të shitjes me shumicë dhe pakicë të nënprodukteve të naftës mbi detyrimin e zbatimit të këtëj vendimi.
Në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.
Jemi në monitorim të vazhdueshëm të ecurisë së bursave, me qëllim reagimin sa më të shpejtë