Vendi ynë sot do të mbizotërohet nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash duke sjellë mot të kthjellët në pjesën e parë të ditës. Gjatës pasdites vranësirat do të intesifikohen dhe do të sjellin reshje dëbore, kjo nga temperaturat e ulëta që kanë përfshirë vendin tonë.
Sipas Meteoalb, sot temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme, ku do të variojnë: në zonat malore, nga -9°C në -1°C, në zonat e ulëta nga -1C në 06°C dhe në zonat bregdetare nga 02°C në 08°C.
Era do të fryjë në drejtim Verilindor ndërsa forca e valëzimit në det do të jetë 5 ballë.
Kosova sot do të mbizotërohet nga alternime vranësirash dhe kthjellimesh të cilat do të sjellin reshje dëbore në të gjithë territorin. Temperaturat do të pësojnë një rënie të ndjeshme ku do të variojnë: në zonat malore nga -10°C në -4°C dhe në zonat e ulëta nga -6°C në -1°C.