Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Sports
  • City shpartallon The Reds dhe marshon drejtë titullit kampion
Read Time:2 Minute, 4 Second

City shpartallon The Reds dhe marshon drejtë titullit kampion

On February 8, 2021
admin
Share

Manchester City ka fituar me rezultat 1-4 kundër Liverpoolit në Anfield, duke bërë kështu një shkëputje prej 5 pikësh nga Manchester United. City po ashtu ka edhe një ndeshje më pak se United. Pesë golat në këtë ndeshje u shënuan në pjesën e dytë.
Liverpool nuk ka arritur që ta mposht Manchester City në Anfield sonte dhe kështu të hyjë në garë për ta mbrojtur titullin e Premier Ligës. Pjesa e parë ishte shumë më e mirë për Liverpool të cilët patën disa raste për shënim, por që nuk i shfrytëzuan si duhet. City e kishte mundësinë që të kalonte në epërsi edhe në pjesën e parë kur në minutën e 37-të Sterling u pengua në zonë nga Fabinho duke shkaktuar penallti. Megjithatë, Gundogan nuk arriti që të shënonte gol duke goditur topin jashtë portës.
Në pjesën e parë nuk pati gola. Pjesa e dytë nisi me gol që në minutat e parë të saj.
Të parët që kaluan në epërsi ishin City ku në minutën e 49-të shënoi Gundogan. Liverpool do të reagonte dhe do të sulmonte disa herë portën e Ederson dhe pas një gabimi në mbrojtje Salah fiton penallti të cilën e shndërron në gol në minutën e 63-të. Kur u mendua që Liverpool do të kthehej në lojë, kjo nuk ndodhi. Fillimisht City do të shënonte gol me Stones në minutën e 71-të por që u anulua pasi që ishte në pozitë jashtëloje. Por, Alisson duket se nuk ishte në ditën e tij më të mirë sonte pasi që bëri dy gabime që dërguan Cityn në dy gola të shënuar.
Ishte Gundogan që riktheu epërsinë përsëri për City në minutën e 73-të. Këtu shumicën e punës e kreu Phil Foden i cili asistoi për turkun. Goli i tretë për City po ashtu ishte një gabim i portierit pasi që ai ia fali një top Bernardo Silvës ku ky i fundit asistoi për Sterlingun që shënoi në minutën e 76. Ndeshja e mirë për Foden u shpërblye pasi që anglezi do të shënonte një gol të bukur në minutën e 83-të një gol të bukur. Kjo fitore bën që City ta përforcon kreun e tabelës me 50 pikë, 10 më shumë se Liverpool që është në vendin e 4 dhe 5 më shumë se United që është në vendin e dytë. City po ashtu ka një ndeshje më pak se United kështu që ky dallim mund të jetë më i madh në ditët në vazhdim.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Sports

Post navigation

Vaksina e AstraZeneca më pak e efektshme ndaj mutacionit të COVID-19
Ekonomia, Denaj: Gjatë pandemisë, bizneset u ndihmuan përmes garancive sovrane e pagave të luftës! Numri i të punësuarve, më i lartë në 2020

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:26 Second
admin
On February 8, 2021

Milan poker ndaj Crotone për vendin e parë

Read Time:36 Second
admin
On February 4, 2021February 4, 2021

Ndryshimi/ Luftëtari i ri, zbulohet logoja e klubit gjirokastrit.

Read Time:33 Second
admin
On February 5, 2021February 5, 2021

Tuchel mposh Mourinho,Chelsea triumfon ne derbin e Londrës

Read Time:33 Second
admin
On February 4, 2021

Ajaxi habit, lë jashtë nga lista e Europa League lojtarin më të shtrenjtë të klubit.

Read Time:29 Second
admin
On February 6, 2021

Inter bind natën e mbrëmshme në garën për titull

Read Time:33 Second
admin
On February 5, 2021

Shuhet legjenda e basketbollit shqiptar

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia