Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Ekonomia, Denaj: Gjatë pandemisë, bizneset u ndihmuan përmes garancive sovrane e pagave të luftës! Numri i të punësuarve, më i lartë në 2020
Read Time:1 Minute, 42 Second

Ekonomia, Denaj: Gjatë pandemisë, bizneset u ndihmuan përmes garancive sovrane e pagave të luftës! Numri i të punësuarve, më i lartë në 2020

On February 8, 2021
admin
Share

Ministrja Anila Denaj ka folur për ekonominë gjatë vitit 2020 për të cilën u shpreh se ka qenë e vështirë, por me ndihmën e qeverisë përmes instrumenteve ekonomike ka bërë që t’i bëhet ballë kësaj krize.

Sipas saj, qeveria ka ndihmuar bizneset e vogla duke eleminuar disa taksa ndërsa për papunësinë, ajo bëri një krahasim mes viteve 2019 dhe 2020. Denaj u shpreh se në dhjetor të 2020 ishin mbi 689 mijë të punësuar ndërsa në 2019 ishin 688 mijë të punësuar.

“Bizneset e vogla në Shqipëri, në vitin 2020 ishin në valën e parë të vështirësive të falimentit. U mbyll ekonomia, jo vetëm këtu. Recesioni ekonomik në botë parashikohet në 3.5%. Edhe pse mbyllja e ekonomisë dhe vështirësitë e biznesit u përballën me pandeminë dhe tërmetin, unë them se ja dolëm në një vit të vështirë. Biznesi i vogël mori masa për të dalë nga kjo situatë me ndihmën e qeverisë. Janë dhënë paga për 300 mijë individë. Qeveria qëndron në anën e bizneseve duke eleminuar disa taksa. Vitin që shkoi, në vlerën neto të regjistrim, çregjistrim, kemi një situatë me neto pozitiv 203 neto. Kjo nuk do të thotë që biznesi nuk e ka pasur të vështirë por masat e marra kanë bërë të mundur që të mos mbyllen bizneset. Në raport me likuiditetin theksoj, se ne kemi marrë masa për riskedulimin e tatim-fitimit për bizneset e vogla. Dhamë likuiditet përmes garancive sovrane. Fiskalizimi ka filluar, janë 7 sisteme. Ftesa vlen për ju që të merrni kuponin. Për punësimin, po t’i kthehemi 2020, ishte një vit i vështirë pasi shumë persona humbën punën e tyre. Në dhjetor të 2020 numri mbi 689 mijë ndërsa në dhjetor të 2019 ishte 688 mijë. Përsa i takon taksës së arsimit. Kjo është një taksë vendoset nga pushteti vendor, Bashkia Tiranë dhe është e drejta për financat, ku këshilli i njësisë vendore ka të drejtë të vendosë taksën dhe të ofrojë një infrastrukturë arsimore. Falja e gjobave dhe penaliteteve. Ne kemi nënshkruar këtu aktin për faljen e gjobave” – tha Denaj.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

City shpartallon The Reds dhe marshon drejtë titullit kampion
Kaosit në sheshin Shqiponja po i vjen fundi,15 Marsi frymëmarrje për trafikun

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 5 Second
admin
On May 28, 2021

Manastirliu nga Vlora: Këtë vit do të kemi sezon turistik të lehtësuar

Read Time:16 Second
admin
On November 9, 2021

Gjirokaster/ I dehur ne timon arrestohet 59 vjecari

Read Time:50 Second
admin
On March 22, 2021

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit, Rama: Gëzuar të gjithë Komunitetit Bektashian

Read Time:41 Second
admin
On July 6, 2021

Ndahet nga jeta poeti nga Tepelena Petrit Ruka

Read Time:17 Second
admin
On November 9, 2021

Takim sensibilizues per mbrojtjen e Kalit te Qyqes

Read Time:1 Minute, 10 Second
admin
On March 13, 2021

Bullgaria në listën e shteteve që pezullojnë nga përdorimi vaksinën e AstraZeneca

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia