Është liruar nga burgu, Thoma Gëllçi, ish-drejtori i Radio Telvizionit Shqiptar. Gëllçi u dënua me 1 vit e 4 muaj burg për shpërdorim detyre.
Vendimi është marrë sot nga GJKKO pasi pranoi kërkesën e avokatit të Gëllçit, Dorian Matlija, për lirimin e ish-drejtorit të RTSH-së për shkak se i kanë mbaruar afatet e dënimit.
Çështja e Gëllçit do të zhvillohet në Apelku ish-drejtori i RTSH-së kërkon pafajësinë.
Së bashku me 3 anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave, Julian Tapia, Alban Malaveci dhe Ervin Muraj, Gëllçi u akuzua se ka abuzuar me tenderin e blerjeve të pajisjeve të kanalit RTSH Agro me vlerë prej limit 86. 908 550, 00 lekë (pa tvsh).