Inter tashmë duhet të mendojë vetëm për kampionatin pasi përveç Champions League, tashmë heq dorë edhe nga Kupa e Italisë. Juventusit i mjaftoi fitorja në gjysmëfinalen e parë, 1-2, për të prerë biletën për në finalen e kompeticionit të dytë më të rëndësishëm në futbollin italian. Ndeshja e luajtur në “Allianz Stadium” u mbyll me rrjeta të paprekura, pavarësisht rasteve nga të dyja skuadrat, kryesisht me zikaltrit që tentuan disa herë të gjenin rrugën e golit por pa sukses, raporton Ora News. Tashmë bardhezinjtë presin gjysmëfinalen e kthimit mes Atalantas dhe Napolit, e cila luhet nesër në mbrëmje, për të mësuar kundërshtarin e finales.
Kujtojmë se gjysmëfinalja e parë, e luajtur në stadiumin “Diego Armando Maradona” të Napolit, u mbyll në barazim 0-0.
Finalja e 74-rt e Kupës së Italisë është programuar për tu luajtur më 19 maj, ndërsa dy stadiumet në garë për të pritur këtë takim janë “Olimpico” i Romës dhe “San Siro” i Milanos.