Kriza energjitike solli që konsumatorët familjarë, për periudhën 1 tetor e në vijim do të përballen me dy nivele të ndryshme të çmimit.
Familjet që shpenzojnë deri në 800 kilovat në muaj, do të paguajnë çmimin prej 9.5 lekë për çdo këh vlerë kjo pa TVSH. Ndërsa konsumatorët familjarë që shpenzojnë më shumë se 800 kilovat, do të paguajnë çmimin prej 42 lekë për kËh.
Kjo fashë pritet të prekë më shumë familjet me shumë anëtarë, të moshuarit që bëjnë jetë familjare më intensive, dhe prindërit që rrisin fëmijë duke konsumuar më shumë në larje, gatim apo ngrohje me energji.
Nisur nga këto ndryshime, “Open Data Albania” thotë se për të njëjtën sasi të konsumuar, konsumatori familjar do të paguajë 7 520 lekë apo rreth 66% më shumë.
Ndërsa shton se për bizneset, vihet re një rritje e tarifave sipas nivelit të tensionit. Kjo rritje vjen si rezultat i ndryshimit të tarifave të transmetimit dhe të shpërndarjes së energjisë elektrike.
Rritja më e lartë vihet re në klientët që furnizohen me tension 0.4 kilovolt. Për furrat e bukës dhe prodhim mielli ka pasur një rritje të çmimit me 1.2 lekë/kËh. Këto klientë paguajnë 8.5% më shumë se janar-prill. Ndërsa furrat në tensionin 0.4 kV paguajnë 1.2 lekë/kËh më shumë se periudha Janar-prill.