Për herë të parë që nga mbërritja dy javë më parë, Sonda e NASA-s udhëtoi për rreth 33 minuta në planetin e kuq.
Soda lëvizi përpara pozicionit origjinal për rreth katër metra, një rrotullim 150 gradë dhe më pas u kthye mbrapsht 2.5 metra.
“Ky është fillimi i udhëtimit tonë në Mars,” tha inxhinieri i NASA-s, Rich Rieber.
“Do të jetë si Odiseja, kemi shumë aventura përpara, shpresojmë jo ciklopë, por jam i sigurt se do të kemi shumë histori për të treguar,” shtoi ai.
Sipas NASA-s deri më tani çdo gjë po shkon sipas planifikimeve.
“Nuk mendoj se kam qenë ndonjëherë kaq i lumtur ndërsa shoh diçka me rrota të ecë,” tregon inxhinieri Zarifian.
Plani është që sonda të mbledhë gurë, por më parë do të lëshojë një helikopter të quajtur Ingenuity.
Sonda e quajtur “Perseverance” është më e madhja e krijuar nga NASA deri më sot dhe është anija e nëntë kozmike që ka zbarkuar në mars.