Gjirokastër.
Shërbimet e Postës së Policisë Dropull referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për shtetasin L. S., 51 vjeç, banues në Sarandë, pasi në aksin nacional Gjirokastër-Kakavije, në afërsi të kthesës së Sofratikës, ky shtetas duke drejtuar mjetin tip “Peugeot”, nuk i është bindur urdhërit të punonjësit të policisë për të ndaluar.
Materialet në ngarkim të shtetasit L. S. i kaluan Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër për veprime të mëtejshme.