Përmet
Zbardhet dhe dokumentohet ngjarja e ndodhur në Përmet, ku një 63-vjeçari i vodhën një shumë parash në banesën e tij.
Kapet dhe ndalohet një shtetase e dyshuar ai autore e ngjarjes, shpallet në kërkim bashkëpunëtori i saj.
Policia e Përmetit, menjëherë pas marrjes së kallëzimit se shtetasit K. P., 63 vjeç, banues në Përmet, i kishin vjedhur shumën 75 000 euro, në banesën e tij në Përmet, organizoi punën dhe falë veprimeve të shpejta dhe profesionale bëri të mundur kapjen dhe ndalimin e shtetases O. Sh., 36 vjeçe, banuese në Përmet dhe shpalljen në kërkim të shtetasit P. P., 28 vjeç, banues në Përmet (me precedent të mëparshëm kriminal në fushën e vjedhjes me dhunë”).
Shtetasja O. Sh., dyshohet se në bashkëpunim me shtetasin P. P., ka vjedhur shumën prej 75 000 euro në banesën e shtetasit K. P.
Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 27 000 euro.
Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Përmet, për veprime të mëtejshme.