Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Progres prej 25% në çmimin e gazit,kjo rritje shoqërohet me kosto për familjarët
Read Time:2 Minute, 9 Second

Progres prej 25% në çmimin e gazit,kjo rritje shoqërohet me kosto për familjarët

On March 2, 2021
admin
Share

Çmimi i gazit është shtrenjtuar javëve të fundit si për ata që kanë të instaluar impiante në automjete ashtu edhe për kategorinë e familjarëve.

Burime nga operatorët e tregut pohojnë se çmimi i gazit për automjetet është rritur me 25 për qind ku nga mesatarja prej 40-45 lekësh/litri që tregtohej më parë tashmë mesatarisht tregtohet me 50-57 lekë.

Për kategorinë e familjarëve rritja është me 11 për qind. Nëse më herët një bombol mbushej me 90 lekë litri së fundmi ajo mbushet kundrejt 100 lekëve për litër.

Periudha më e lirë e tregtimit të gazit ishte në kohën e pas karantinës kur në bursa si gazi edhe nafta u ulën në mënyrë drastike e për rrjedhoje çmimi më i leverdishëm u transmetua edhe në tregje. Në atë kohë një litër gaz për bombolat familjare u tregtua me 85 lekë/litri ndërkohë që më vonë çmimet kanë vijuar të rriten gradualisht. E njëjta logjikë aplikohej në çmimet post-karantinë edhe për gazin për automjetet ku kostoja ishte më e lirë.

Pritshmëria e operatorëve të tregut lidhur me çmimin e gazit është që të ketë tendencë rritjeje njëlloj sikurse po ndodh edhe me naftën. Kjo lidhet me pritshmërinë për një rritje të kërkesës në vazhdim teksa kushtet e pandemisë mund të lehtësohen nën efektet e vaksinës dhe hapjes graduale të ekonomive si dhe faktit që shumë prej rafinerive ulën prodhimin më herët.

Në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ashtu sikurse ndodhi me naftën edhe çmimet e gazit po pësojnë rritje në mënyrë të shpejte e lidhur kjo me situatën e përgjithshme të ngricës në Teksas. Edhe në Europë konsumi ka qenë në nivele të qëndrueshme për shkak të dimrit realtivisht të vështirë dhe karantinave të detyrueshme në një pjesë të mirë të vendeve. Por kjo është balancuar nga një kërkesë më e ulët e industrisë dhe biznesit që po punon nën kapacitet.

Ekspertët e tregjeve ndërkombëtare presin që të ketë një rritje të kërkesës në pranverë e cila do të konsumojë një pjesë të mirë të stokut të krijuar të gazit dhe paralelisht me këtë tërheqje presin dhe rritje të çmimit.

Koha e pafavorshme edhe në zonën e Gjirit ka bërë që të ketë më pak transport gazi drejt tregjeve duke lënë sasinë më të limituar. Kompanitë e transportit detar u shprehën se kishte rrezik në kushte mjegulle që zgjati thuajse një javë ndaj ngarkesat ishin vonuar.

Bloomberg pret që tregtia e gazit të rritet me 6 për qind këtë vit ndërsa në skenën globale rritja që vazhdoi edhe gjatë vitit 2020 pavarësisht pandemisë u udhëhoq nga Kina.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Mutacioni brazilian zbulohet në Britani
Ndërron jetë në Fier 56 vjeçari pasi u vetë hodh nga pallati

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:47 Second
admin
On February 13, 2021

Borë dhe ulje e ndjeshme temperaturash, njihuni me parashikimin e motit

Read Time:42 Second
admin
On December 16, 2021

Gjirokaster/ 3 te arrestuar per droge

Read Time:2 Minute, 35 Second
admin
On March 4, 2021

Rrënie e lehtë në numrin e infektimeve, 903 të shëruar

Read Time:20 Second
admin
On November 3, 2021

Sekuestrohen 43 kg marijuanë në kufirin me Greqinë, pranga dy shqiptarëve

Read Time:2 Minute, 21 Second
admin
On March 4, 2022

Rama shpall Olta Xhaçken investitor strategjik

Read Time:50 Second
admin
On March 22, 2021

Sot festohet Dita e Sulltan Novruzit, Rama: Gëzuar të gjithë Komunitetit Bektashian

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia