Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Aktualitet
  • Rama shpall Olta Xhaçken investitor strategjik
Read Time:2 Minute, 21 Second

Rama shpall Olta Xhaçken investitor strategjik

On March 4, 2022
admin
Share

Një qeveri mblidhet dhe merr vendim për t’i falur bregdetin një anëtari të saj. Nuk është imagjinatë. As ndonjë ndodhi në republikat afrikane. Është ngjarje reale në mes të Europës.

Një ditë më parë qeveria shqiptare miratoi një vendim, i cili i jep lejen per te perdorur për 30 vjet një sipërfaqe të madhe bregdeti në Gjilekë të Himarës një kompanie të quajtur AGTCC Hotel Management. Kompania do të ndërtojë aty një resort të pagëzuar me emrin Dreamades Luxury Suites. Më parë, në mars të vitit të kaluar, ky subjekt ka marrë nga Komiteti i Investimeve Strategjike edhe statusin e investitorit strategjik. Por kush qëndron pas AGTÇ Hotel Management?

Sipas ekstraktit nga Qendra Kombëtare e Biznesit, pronare e kompanisë AGTCC Hotel Management është një shtetase amerikane nga Massachusettsi e quajtur Tawni Lin Grzych-Sutton. Pa asnjë eksperiencë në biznes dhe pa burime të njohura financiare për të ndërtuar resort, 30 vjeçarja nga Massachusettsi ja ka dalë të marrë statusin e investitorit strategjik nga qeveria shqiptare e madje dhe një nga zonat më të lakmuara të bregdetit shqiptar në Gjilekë të Himarës. Bingo.

Pyetja që lind natyrshëm është cili është çelësi i suksesit për studenten amerikane të Epokës? Dhe përgjigja është e thjesht. Zonja Sutton është thjesht një koperturë, që maskon pronarin real që po gllabëron bregdetin e Himarës.

AGTÇ Hotel Management është themeluar në 25 qershor të vitit të kaluar. Veprimet për regjistrimin e saj në QKB janë kryer nga Iris Erebara. Zonja Erebara është juristja e kompanisë AG. TCC, që zotërohet nga Artan Gaçi, bashkëshorti i ministres së Jashtme, Olta Xhaçka. Por lidhjet nuk mbarojnë këtu.

Adresa e kompanisë AGTCC Hotel management është në një dyqan në pallatin Kristi-Co, që gjendet në Rrugën“Dervish Bej Mitrovica.” Në të njëjtën adresë, në të njëjtin dyqan gjendet edhe dy kompani të tjera. Ato quhen Peninsula Development dhe Generate.

Peninsula Development ka administrator shtetasin Idlir Lopçi, që është njëkohësisht edh eish administratori i kompanisë AG. TCC që zotërohet nga familja e zonjës Xhaçka. Kompania tjetër Generate zotërohet nga Andi Canaj. Ky është punonjës i kompanisë AG TCC të Artan Gaçit. Të paktën ka qenë deri në qershor të vitit të kaluar kur ka kryer veprime në emër të kësaj kompanie.

Në fakt Peninsula Development, Generate dhe AGTCC Hotel Management janë satellite të pronarit real, që po merr tokën në bregdetin e Himarës. Ajo është kompania AG TCC në pronësi të familjes së ministres së Jashtme.

Madje së fundmi kjo kompania ka shtuar në vendet ku ushtron aktivitetin edhe adresën Gjilekë Himarë, pikërisht në vendin ku do të ndërtohet resorti Dreamades Luxury Suites. Për ta thënë më shkurt. Edi Rama shpalli investitor strategjik ministren e tij të Jashtme dhe një ditë më parë i fali edhe bregdetin. Aty ku do të ndërtohet resorti luksoz. Ndoshta me burim financimi të ardhurat nga paga.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Aktualitet

Post navigation

Gjirokaster/ Celet ekspozita : Nen qetesine e drites
Ish-eurodeputetja: Nuk ka anëtarësim të menjëhershëm të Shqipërisë në BE

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:36 Second
admin
On March 4, 2021

2021 përsëri me vështirësi në turizëm,Topuzi: vaksina është mundësia për normalitet

Read Time:1 Minute, 20 Second
admin
On May 29, 2021

Basha: Qeveria po tenton të përçajë demokratët

Read Time:48 Second
admin
On March 13, 2021

Rusia kërcënon Twitter-in,kufizime për platformën sociale

Read Time:2 Minute, 46 Second
admin
On October 19, 2021

Zbardhen propozimet e PD për Vettingun e zyrtarëve dhe politikanëve: Të kontrollohen nga një seksion i posaçëm i SPAK

Read Time:1 Minute, 40 Second
admin
On February 16, 2022

“No more” çon ne pranga dy persona ne Gjirokaster

Read Time:1 Minute, 8 Second
admin
On March 15, 2021

Rama flet për programin ekonomik,rritet paga minimale dhe ulet tatim-fitmimi

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia