Policia e Shtetit ka publikuar raportin për një javë.
Dhjetëra operacione policore të zhvilluara, dhjetëra armë zjarri, municon luftarak, drogë, laboratorë, shuma parash, tavolina pokeri, dhjetëra automjete e sende të tjera të sekuestruara gjatë javës nga strukturat e policisë në vend.
•Gjatë kësaj jave janë arrestuar dhe proceduar 479 persona, nga këta 172 janë arrestuar ndërsa 307 janë proceduar penalisht.
•Janë shpallur në kërkim 31 persona.
•Janë kapur në total 39 persona në kërkim, nga këta: 31 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar.
•Janë zhvilluar 21 operacione policore të koduara: “Liqeni”, “Braka 2”, “Lanabregasi”, “Fati i lojërave”, “Heshtja”, “A2”, “Target”, “Konispoli”, “Kushtrimi”, “Basti i fundit”, “Kontakti”, “Fierza 2022”, “Emigranti”, “Mbikalimi”, “Game Over”, “Mesnata”, “Road Guard”, “Road Guard 2”, “Road Guard 3”, “Road Guard 4”, “Road Guard 5”.
•Në fushën e armëmbajtjes pa leje (armë zjarri, armë gjahu, granata, armë të ftohta dhe municion luftarak) janë evidentuar 23 raste.
•Janë sekuestruar 14 armë zjarri, 2 armë gjahu, granata, 6 thika e municion luftarak.
•Gjithashtu janë sekuestruar 51 kg Cannabis, bimë e fara cannabis, 8 peshore elektronike, një sasi kokainë, 23 automjete dhe 37 celularë.
•Është sekuestruar një laborator për kultivimin e kanabisit me llamba, tavolina pokeri, monitor për lojëra fati, çipsa si dhe shuma të konsiderueshme parash.
•Janë evidentuar dhe goditur 44 raste të krimeve mjedisore, 16 raste të organizimit të lojërave të fatit, 47 raste në fushën e narkotikëve janë evidentuar dhe goditur, 25 raste të dhunës në familje, 11 raste të kundërshtimit të punonjësve të policisë, 28 raste në fushën e Krimit Ekonomik dhe 13 raste të vjedhjes së energjisë elektrike.
Policia Rrugore:
•Gjatë kësaj jave janë pezulluar 449 leje drejtimi, nga të cilat: 345 për tejkalim shpejtësie tej normave të lejuara, 91 për drejtimin e mjetit në gjendje të dehur dhe 13 për qarkullim në sens të kundërt.
•Janë arrestuar 64 drejtues mjetesh, nga këta: 49 për drejtim mjeti në gjendje të dehur, 15 për drejtimin e mjetit pa leje drejtimi, janë vendosur 16.588 masa administrative.
•Gjithashtu, janë goditur 6 raste të korrupsionit aktiv ndaj punonjësve që ushtrojnë funksione publike.
Policia Kufitare:
•Gjatë kësaj jave janë kapur 17 persona në kërkim, nga të cilët 9 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar, për llogari të Republikës së Kosovës. Është goditur 1 rast tentative për trafikim të lëndëve narkotike, 1 rast i mitëdhënies dhe 2 raste të mosdeklarimit të të hollave në kufi.
•Janë goditur 9 raste për veprën penale “Kalim i paligjshëm i kufirit”, 4 raste për “Dhënie ndihmë për kalim të kufirit”, dhe 4 raste për veprën penale “Falsifikim i dokumenteve”.
Përgjatë një jave nëpërmjet pikave të kalimit kufitar kanë hyrë dhe kanë dalë 254.306 shtetas shqiptarë dhe të huaj si dhe 92.403 automjete.