Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • Bota
  • SHBA has probleme me energjinë elektrike dhe furnizimet
Read Time:1 Minute, 12 Second

SHBA has probleme me energjinë elektrike dhe furnizimet

On February 19, 2021
admin
Share

Moti i ftohtë me acar që ka përfshirë të gjithë SHBA-në ka shkaktuar krizë energjetike, ndryshe nga çdo gjë që është parë prej vitesh në vendin më të madh në botë që konsumon energji.

Pothuajse 154 milionë njerëz, gjysma e popullsisë amerikane, ishin nën një lloj alarmi të motit që nga e hëna, sipas Shërbimit Kombëtar të Motit.

Më shumë se 5 milionë qytetarë në të gjithë SHBA-në nuk kishin energji elektrike të hënën për shkak të ftohtit të acartë dhe borës në shtete si Alabama, Kansas, Kentucky, Mississippi, Missouri, Oklahoma, Tennessee dhe Texas, shumica e tyre shtetet të pjesës jugore të vendit të pamësuar me një mot kaq të ftohte.

Të paktën 15 persona humbën jetën që nga java e kaluar për shkak të motit, përfshirë edhe nga aksidentet e trafikut.

Qytetet Dallas, Oklahoma City dhe Kansas City regjistruan temperaturat në nivelet e tyre më të ulëta që nga viti 1989, me këtë të fundit që regjistroi deri në minus 35 gradë Celsius me erëra të ftohta, njoftoi shërbimi i motit të hënën.

Moti i ftohtë që vinte nga Arktiku në Midwest të SHBA-së çoi temperaturat e përgjithshme në nivelet më të ulëta që nga viti 2011, gjë e cila shkaktoi ngrirje të tubacioneve të gazit natyror dhe turbinave me erë dhe mbylljen e puseve të naftës, duke shkaktuar ndërprerje të shpërndarjes së energjisë elektrike në linjat e energjisë dhe ndërprerje masive në disa shtete.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

admin

[email protected]
https://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Bota

Post navigation

Përgjegjësi morale e sociale, nisin protestat në Argjentinë
34 raste të reja me Covid në Sarandë, 29 në Gjirokastër, 22 në Tepelenë, 14 në Përmet, 8 në Delvinë, 5 në Libohovë

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:28 Second
admin
On March 1, 2021

Një gram kokain për klientin shqiptar ”fundos” avokatin

Read Time:55 Second
admin
On February 8, 2021

Vaksina e AstraZeneca më pak e efektshme ndaj mutacionit të COVID-19

Read Time:1 Minute, 2 Second
admin
On February 22, 2021

Renault humb 8 mld euro nga pandemia

Read Time:31 Second
admin
On February 8, 2021February 8, 2021

Java e fëmijëve të alkoolistëve

Read Time:24 Second
admin
On February 22, 2021

Atentat OKB-së në Kongo,mbetet i vrarë ambasadori italian

Read Time:25 Second
admin
On March 18, 2021

Agjencia Europiane e Barnave : AstraZeneca e sigurt

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia