New York është paralizuar në atë që është një nga stuhitë më të mëdha të borës në historinë e tij. Krye bashkiaku shpalli gjendjen e jashtëzakonshme duke kufizuar të gjitha lëvizjet vetëm në ato më të domosdoshmet.Transporti publik është i bllokuar dhe aeroportet janë bosh. 70-80% e fluturimeve në aeroportet John F. Kennedy, LaGuardia dhe Newark janë anuluar.Gjendja paraqitet tejet e rënduar edhe si rezultat i erërave të forta të cilat bëjnë që temperatura të zbresë në minus 7.7 gradë.Guvernatori i Nju Jorkut Andrew Cuomo, i cili ka monitoruar stuhinë e dëborës në të gjithë vendin, një nga më të goditurit nga vala e motit të keq në veri të Kanadasë. I tha banoreve të përgatiteshin të qëndronin mbyllur për të paktën dy ditët në vazhdim.Gjendja e emergjencës u shpall edhe në shtetin e New Jersey me një ndikim të fortë në planin e vaksinimit.Situata paraqitet e ngjashme në Boston, Massachusetts dhe Filadelfia: qendrat e administrimit të vaksinave janë të gjitha të mbyllura dhe takimet e planifikuara janë shtyrë për javën e ardhshme.Reshjet e mëdha të borës ndikojnë gjithashtu në programin e Joe Biden. Presidenti supozohej të kishte shkuar në Departamentin e Shtetit të hënën por u detyrua të shtyjë vizitën e tij në fund të javës, duke pritur për një mot më të butë.Stuhia e borës që godet bregun lindor të Shteteve të Bashkuara, me reshje të mëdha dëbore nga Uashingtoni dhe Filadelfia, mund të jetë e pesta për nga madhësia në historinë e Nju Jorkut, me deri në 60 centimetra parashikim dëbore.Paralajmërimi i motit të keq në bregun lindor të Shteteve të Bashkuara prek 110 milion Amerikanë, nga Uashingtoni në Boston, përmes Nju Jorkut.