Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • “Ferr-Albania” rikthen kaosin, bizneset përballen sërish me bllokime dhe probleme teknike
Read Time:1 Minute, 10 Second

“Ferr-Albania” rikthen kaosin, bizneset përballen sërish me bllokime dhe probleme teknike

On May 23, 2026
Alpo Media
Share

Problemet me platformën qeveritare e-Albania vijojnë të shkaktojnë shqetësime për bizneset dhe ekonomistët, edhe pas prezantimit të sistemit të ri që premtonte më shumë shpejtësi dhe funksionalitet.

Përdoruesit raportojnë se shumë shërbime online vazhdojnë të mos funksionojnë siç duhet, ndërsa sistemi shpesh bllokohet ose punon me ndërprerje, duke krijuar vonesa dhe vështirësi në procedurat e përditshme të bizneseve.

Ekonomistët shprehen se nuk arrijnë të aksesojnë platformën e faturave, të kontrollojnë gjendjen e arkës apo të kryejnë aplikime të rëndësishme për subjektet që përfaqësojnë. Probleme raportohen edhe për aplikimet që lidhen me regjimin e përpunimit aktiv dhe pasiv, procedura të përdorura kryesisht nga bizneset fason.

Ndërkohë, qytetarët po hasin vështirësi edhe në shërbime të tjera si aplikimet për leje lindjeje, raportet shëndetësore apo shkarkimi i kartelave të pasurisë. Sipas përdoruesve, sistemi shfaq vazhdimisht mesazhe gabimi ose nuk lejon ngarkimin e dokumenteve të nevojshme.

Ankesa ka edhe për aplikimet pranë Agjencisë së Zhvillimit të Territorit dhe bashkive, ku mungojnë dritaret për ngarkimin e dokumentacionit, duke rrezikuar skadimin e afateve për aplikuesit.

Një tjetër problem i raportuar nga ekonomistët që menaxhojnë disa biznese njëkohësisht është fakti se sistemi nuk lejon kalimin normal nga një NIPT tek tjetri, edhe pas mbylljes së platformës.

Ndërsa AKSHI deklaron se sistemi funksionon normalisht, për shumë biznese dhe financierë puna e përditshme është kthyer në një proces të lodhshëm dhe problematik, me shqetësimet që vijojnë të mbeten pa një zgjidhje konkrete.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Paqja fiskale në afate të ngushta, ekspertët kërkojnë shtyrje të zbatimit
Shqiptarja e Wall Street në betejë ligjore: Lorna Hajdini padit për shpifje ish-bankierin e JPMorgan

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

admin
On March 4, 2022

Komiteti i ekspertëve/ Hiqet ora policore

Read Time:57 Second
Alpo Media
On April 30, 2026

Gjendet influencerja 31-vjeçare pas disa ditësh zhdukje, familja konfirmon se është mirë

Alpo Media
On June 22, 2026

Tragjedi në plazhin e Durrësit, humb jetën 11-vjeçari nga Tirana: “Ishte një skenë rrëqethëse”

Read Time:1 Minute, 10 Second
Alpo Media
On May 2, 2026

45 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

Read Time:1 Minute, 28 Second
Alpo Media
On June 11, 2026

Shqipëria ndërton më shumë se prodhon? Strategjia e re kërkon ndryshimin e modelit ekonomik

Read Time:20 Second
admin
On February 5, 2021February 5, 2021

Sot Rama ne Tepelenë dhe Gjirokastër

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia