Enti Rregullator i Energjisë ka vendosur sot të mos nryshojë çmimin e energjisë. ERE mblodhi bordin ku u shqyrtua vendimi për rritjen e tarifës për ata abonentë familjarë që shpenzonin mbi 800 kËh.
“Çmimi i KESH për OSHEE nuk do të ndryshojë. Çmimi i energjisë do vijojë të jetë i pandryshuar. ERE ka marrë vendimin mbi legjislacionin. Vendimi i mëparshëm nuk ka efekt, leximi do të bëhet në fund të muajit”, tha kreu i bordit Petrit Ahmeti.
Fasha e energjisë ishte planifikuar të hynte në fuqi më 1 tetor, por qeveria vendosi ta shtyjë me pretendimin se kursimi i qytetarëve dhe niveli i kaskadave e ka përmirësuar ndjeshëm situatën e sektorit energjetik.