Kryeministri Edi Rama, Ministrja Belinda Balluku dhe Drejtori i ARRSH-së Ergys Verdho kanë vizituar nga afër punimet në nyjën Shqiponja, ku sipas njoftimit të postuar në faqen zyrtare të Facebook, puna po ecën me ritëm shumë të shpejtë.
“Më shumë se 700 punonjës, të ndarë në tre turne, janë angazhuar për të përfunduar këtë vepër kaq të rëndësishme e për t’i dhënë Tiranës një hyrje dinjitoze,” shkruhet në njoftim.
ARRSH njofton se në 15 Mars hapim tunelin nr 3 dhe i japim frymëmarrje trafikut të rënduar.