Ne fshatin Lazarat te bashkise Gjirokaster eshte organizuar diten e sotme panairi nderzonal. I cili ka per qellim promovimin e vlerave rurale , bujqesore dhe blegtorale te zones se Lazaratit. Ky aktivitet i pari ne llojin e tij i organizuar ne fshatin e Lazaratit eshte nje risi per banoret . Ne fokus te tij qendron krijimi i marrdhenieve sa me te shumta dhe te forta midis prodhuesve dhe shitesve . Pjesmarresit jane shprehur te kenaqur me nje organizim te tille pasi sipas tyre do ti sherbeje fshatit duke i krijuar nje panorame te re ndryshe nga ajo qe ka qene deri me tani . Lazarati nuk eshte vetem fshati i droges sikurse per vite me radhe eshte bere jehone ne media perkundrazi ky fshat ka potenciale te jashtezakonshme dhe keto potenciale po i vendos ne funksion per ta bere sa me te dobishem dhe atraktiv per te gjithe ata qe e zgjedhin per ta vizituar . Zhvillimi i agroturizmit do te ishte nje frymemarrje per ekonomine ne kete zone dhe kjo mund te arrihet vetem me aktivitete te tilla promovuese . Panairi terhoqi vemendjen jo vetem te banoreve vendas por edhe vizitoreve qe kane zgjedhur Gjirokastren per te kaluar fundjaven. Sipas organizatorit Jaco Meci aktivitete te tilla do te vijojne per te ngritur gjithnje e me shume vlerat e fshatit . Ne fshatin Lazarat banojne rreth 4 mije banore ndersa gjate viteve te fundit si shume fshatra te tjere edhe ky i fundit po perjeton eksodin masiv te te rinjve. Ajo qe ndodhi ne periudhen post-kanabis ishte nje goditje e rende per ato familje të ndershme dhe te varfra qe vazhdojne ende të jetojne ne Lazarat dhe i kane shpetuar largimit. Politikat gabuara te ndjekura gjate viteve te fundit e kthyen Lazaratin ne nje zone te shkrete , largimi i te rinjve ishte goditja me e madhe . Tashme ne fshat kane mbetur vetem te moshuar te cilet presin ne heshtje kthimin e femijeve ne vatrat e tyre . Kultivimi i kanabisit ishte fitimprures per shume familje te fshatit, te tjera nxirrnin fitime te vogla qe i investuan ne permiresimin e jetes por tashme burimi i te ardhurave te tyre varet nga nje tjeter sektor. Bujqesia dhe blegtoria kane qene dy nga sektoret baze ku banoret e Lazaratit kane levruar per vite me radhe , te cilat duket se tashme po u jepet edhe me shume prioritet per te rimkembur ekonomine vendase. Ajo qe vlen te theksohet eshte se ky fshat ne nje menyre apo ne tjetren vazhdon rezistencen e tij , stoik perballe cdo stuhie .