Qeveria shqiptare parashikon që në vitin e ardhshëm numri i punonjësve në administratë të shtohet.
Gjatë 2022 parashikohen 84 mijë e 82 punonjës ose 333 më shumë se në 2021.
Shtimi i punonjësve të administratës në këtë nivel vjen në një kohë kur në buxhet nuk parashikoheshin të shtoheshin më tepër se 200 punonjës mesatarisht në vit. Nga një vëzhgim i tabelës së shpërndarjes së punonjësve konstatohet se rritja më e madhe punonjësve është në ministrinë e jashtme me 43 punonjës më shumë.
Ndërkohë më minimale janë shtesat në ministritë të cilat kanë më shumë nevojë duke marrë parasysh problemet me të cilat po përballet vendi si dhe pandeminë.
Në ministrinë e Shëndetësisë janë shtuar vetëm 21 punonjës. Ndërkohë në ministrinë e Drejtësisë janë shtuar 17 persona më shumë .
Edhe institucioni I kryeministrisë do të ketë 10 persona më tepër staf nëse e krahasojmë me vitin 2021. Kjo fryrje e administratës vjen në një kohë krize ekonomike për Shqipërinë ndërsa borxhi publik ka rritur në nivele shumë të larta.
Vitin e kaluar i cili ishte një vit elektoral për shkak të mbajtjes së zgjedhjeve parlamentare, shtesa e punonjësve në administratë kapi nivele rekord me 1244 të tillë.
Që nga 2018 listës së personave që paguhen nga taksat e qytetarëve i janë shtuar 2 mijë e 329 punonjës.
Numri i punonjësve në administratë në vite
2018 81.753
2019 82.120
2020 82.458
2021 83.703
2022 84.082
KRYEMINISTRIA
2021 177 punonjës
2022 187 punonjës
Ministria e Shëndetësisë
2021 4293 punonjës
2022 4313 punonjës
Ministra e Jashtme
2021 577 punonjës
2022 620 punonjës