Ideja e shpalosjes së sloganit është realizuar nga disa aktivistë që kërkojnë mbrojtjen e lumit Vjosa. Kjo thirrje shënon aksionin e 16 në botë për parkun kombëtar të Vjosës.
Prej vitesh, një sërë projektesh për ndërtime të hidrocentraleve kanë rrezikuar shkatërrimin e Lumi i Vjosës në Shqipëri i konsideruar si një pasuri e Europës.
Për ta parandaluar këtë janë ndërmarrë një sërë nismash prej vitesh për të shpallur Vjosën Park Kombëtar, në mënyrë që të mbrohet nga çdo lloj ndërtimi nga dora e njeriut. Lumi i Vjosës në Shqipëri është një ndër lumenjtë e fundit të egër të Europës.