Spanja është gati të bëhet një nga vendet e para në botë për të provuar skemën katër ditë pune në një javë.
Plani do t’u lejojë punëtorëve të kalojnë më pak orë në zyrë, ndërkohë nuk do të ketë asnjë ulje page.
Kjo është propozuar nga partia e majtë ‘Más País’ , e cila argumenton se orët më të gjata në punë nuk do të thotë domosdoshmërisht produktivitet më i lartë.
Detajet e projektit nuk janë diskutuar plotësisht, por partia ka propozuar një projekt tre vjeçar, 50 milion €, projekt që do të lejonte kompanitë e interesuara t’i bashkohen një prove me një rrezik minimal.
Sipas propozimit, kostot e ndërmarrjeve do të mbulohen me 100% vitin e parë, 50% vitin e dytë dhe 33% në vitin e tretë.
Inigo Errejon nga partia Más País tha në Twitter se java me 4 ditë pune po nis një debat të ri në këtë shtet.