Skip to content
Alpo Media

Alpo Media

The Ritual of Radiance

  • Home
  • Lajme
    • Aktualitet
    • Bota
    • Kulture
    • Lifestyle
    • Rajoni
    • Sports
  • Live
  • Sondazh
  • Home
  • Lajme
  • 45 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali
Read Time:1 Minute, 10 Second

45 kg kokainë në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

On May 2, 2026
Alpo Media
Share

Një shtetas shqiptar është arrestuar nga autoritetet në Itali, pasi u kap duke transportuar një sasi të konsiderueshme lënde narkotike në automjetin e tij.

Sipas mediave italiane, gjatë kontrollit të mjetit janë gjetur dhe sekuestruar 45 kilogramë kokainë, të ndara në rreth 40 pako, secila me peshë rreth 1 kilogram. Lënda narkotike ishte e paketuar me kujdes dhe mbante një logo të ngjashme me atë të markës së njohur Tiffany & Co., çka dyshohet se përdoret për identifikimin e cilësisë në tregun e paligjshëm.

Kontrollet kanë vijuar edhe në banesën e të arrestuarit, ku policia ka sekuestruar një tjetër automjet në pronësi të tij, rreth 1 kilogram kokainë shtesë si dhe 10 mijë euro në para cash.

Burime bëjnë me dije se vlera e drogës së sekuestruar në treg kap shifrën e rreth 2.5 milionë eurove. Gjatë ndalimit, i dyshuari ka shfaqur sjellje nervoze dhe ka dhënë deklarime të paqarta mbi arsyen e lëvizjes, duke ngritur më tej dyshimet e autoriteteve.

Ky është rasti i dytë i kapjes së kokainës nga policia rrugore italiane në një periudhë të shkurtër kohore, pas një operacioni të zhvilluar në fund të muajit mars, ku u sekuestruan 2 kilogramë lëndë narkotike pas një ndjekjeje të gjatë.

Shqiptari është arrestuar nën akuzën e trafikimit të lëndëve narkotike dhe pritet të përballet me drejtësinë italiane, ndërsa hetimet vijojnë për të zbuluar lidhje të mundshme me rrjete më të gjera kriminale.

Share

Facebook
Twitter
Pinterest
LinkedIn

About Post Author

Alpo Media

[email protected]
http://alpomedia.com
Happy
Happy
0 0 %
Sad
Sad
0 0 %
Excited
Excited
0 0 %
Sleepy
Sleepy
0 0 %
Angry
Angry
0 0 %
Surprise
Surprise
0 0 %
In Lajme

Post navigation

Aksident në Tepelenë, 57-vjeçari në gjendje të rëndë
Bankat: Goditjet nga jashtë rreziku kryesor, shqetësim edhe për çmimet e pronave

Average Rating

5 Star
0%
4 Star
0%
3 Star
0%
2 Star
0%
1 Star
0%
(Add your review)

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

AlpoRadio

AlpoRadio

Live Radio Streaming

Loading current song...
TAP TO LISTEN LIVE

Alpo TV Live

AlpoTV Lajme

ALPOTV EMISIONE

AVANTAZH – TEMA: DITE TE VESHTIRA

You May Like

Read Time:1 Minute, 26 Second
admin
On February 2, 2021

SHBA: Moti i keq në bregun lindor! Stuhia e borës paralizon New York-un

Read Time:1 Minute, 28 Second
Alpo Media
On May 7, 2026

Bankat shohin rrezik nga krizat e jashtme dhe tregu i pronave

Read Time:1 Minute, 9 Second
Alpo Media
On May 14, 2026

Tonelata vaj ulliri mbeten stok në Mallakastër, fermerët pa treg dhe pa mbështetje

Read Time:1 Minute, 16 Second
Alpo Media
On June 5, 2026

Zvërneci, simbol i përplasjes mes interesit publik dhe atij privat

Read Time:1 Minute, 31 Second
Alpo Media
On June 1, 2026

Prokuroria kërkon arrestimin e rojeve të sigurisë për dhunën ndaj protestuesit në Zvërnec

Read Time:32 Second
admin
On March 8, 2023

Alimehmeti: Rritja e pagave për mjekët specialistë, e lidhur me fushatën elektorale

Copyright All right reserved | 2022 Alpomedia