Partia Lëvizja për Ndryshim që drejtohet nga Jozefina Topalli është bërë partia e parë që ka dorëzuar listën shumë emërore të kandidatëve për zgjedhjet parlamentare të 25 Prillit. Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në një njoftim për mediat ka bërë me dije se partia e Topallit ka deponuar listën. Pak ditë më parë Topalli ka prezantuar disa nga kandidatët që do garojnë për një vend në Parlament, ku binte në sy se shumica e tyre ishin pedagogë. Dorëzimi i listës nga Lëvizja për Ndryshim bëhet pak orë para mbarimit të afatit ligjor të dorëzimit të listave që është njoftuar më herët nga KQZ. Tashmë pritet që dhe partitë e tjera të dërgojnë emrat e kandidatëve. Por ashtu si edhe në të gjitha zgjedhjet e mëparshme, partitë kryesore politike nuk i kanë mbyllur ende listat dhe kanë vendosur që t’i dorëzojnë ato në limitetet kohore.
Për qarkun Gjirokastër kandidatët e listës së Topallit janë
Rikeldo Ndreu
Lorena Kapllani
Renaldo Rama
Mexhite Tahiri
Dorjan Likollari