Një atentat ka ndodhur kundër një autokolone të OKB në Kongo.
Viktimë në këtë atentat ka mbetur Ambasadori Italian në Kongo, një karabinier që merrej me sigurinë, i identifikuar si Vittorio Iacovazzi dhe shoferi.
Ky lajm është bërë publik nga Ministria e Jashtme Italiane.
Atentati ka ndodhur në qytetin Goma në pjesën lindore të Republikës Demokratike të Kongos rreth orës 10:15 të mëngjesit.
Sipas raportimit të bërë nga mediat e huaja ambasadori është vrarë gjatë një përpjekjeje për rrëmbim, raporton Oranews.