Kapet shtetasi i shpallur në kërkim për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”
Specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve e DVP Gjirokastër, në vijim të punës për kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore të personave të shpallur në kërkim, bënë ndalimin e shtetasit J. S., 23 vjeç, banues në Gjirokastër, të cilit Gjykata e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg” për veprën penale “Dhënie ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit”.
Arrestohet i riu për trafik klandestinësh.
